Shiste kanabis në doza, arrestohet 20 vjeçari në Lushnje, nën hetim një tjetër

Shqipëria

Shiste kanabis në doza, arrestohet 20 vjeçari në Lushnje, nën hetim një tjetër

Më: 14 shtator 2024 Në ora: 11:28
Foto ilustrim

Një 20 vjeçar është arrestuar në Lushnje në kuadër të operacionit antidrogë “Tempulli”.

Sipas policisë, i riu shiste drogë në zona të vogla ndërsa nën hetim është vënë një tjetër.

Gjatë kontrollit në banesën e 20 vjeçarit, shërbimet e policisë gjetën dhjetëra doza të lëndës narkotike të dyshuara narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, gati për shitje.

Ndërsa nën hetim është vënë një 14 vjeçar si person që kishte dijeni për këtë aktivitet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat