Dita kur Shqipëria kërkoi të bëhej pjesë e OSBE-së

Shqipëria

Dita kur Shqipëria kërkoi të bëhej pjesë e OSBE-së

Më: 15 shtator 2024 Në ora: 07:38
Foto ilustrim

Shqipëria më 15 shtator 1990, kërkon anëtarësim të plotë në Konferencën për Sigurim e Bashkëpunim në Evropë, KSBE, sot OSBE.

Në gusht 1975, 35 vende evropiane, përfshi Kanadanë e SHBA-në, u mblodhën në Helsinki të Finlandës, me synimin për të zbutur tensionet Lindje - Perëndim. Në përfundim, pas disa ditë debatesh, pjesëmarrësit nënshkruan atë që njihet si Deklarata e Helsinkit.

Pikërisht mbi këtë dokument Shqipëria nuk pranoi të vinte firmën, ku një nga pikat kryesore të Deklaratës së Helsinkit është “respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, duke përfshirë edhe lirinë e mendimit, ndërgjegjes, fesë ose besimit”.

Tiranës zyrtare do t'i duheshin plot 15 vjet për të kuptuar dhe pranuar domosdoshmërinë e këtyre të drejtave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat