BSH: Leku do vijojë të forcohet, do ndikojë edhe në frenimin e rritjes së çmimeve

Shqipëria

BSH: Leku do vijojë të forcohet, do ndikojë edhe në frenimin e rritjes së çmimeve

Më: 15 shtator 2024 Në ora: 13:51
Foto ilustrim

Java që lam pas shënoi sërish një dobësim të monedha të huaja.

Sipas kursit zyrtar të bankës së Shqipërisë një euro blihej me 99.37 lekë dhe shitej me 100.9 .

Por përgjatë ditëve ndryshimi nisi gradualisht duke vijuar me 99.12 lekë në blerje dhe 99.78 lekë në shitje.

Brenda këtyre tre muajve është rasti i dytë i zhverësimit, ndërsa vjen në momentin kur edhe fluksi i pushuesve ka rënë ndjeshëm.]

Megjithatë ekspertët shtojnë se janë edhe dërgesat e emigrantëve si dhë niveli i investimeve të huaja që po ndikojnë në tregun e këmbimit vaultor.

Ndërkohë dollari amerikan ka pasur ndryshime të lehta, madje edhe një rritje në 12 shtator kur shkoi në 89.9 lekë në blerje dhe 90.86 në shitje.

Por e premtja bëri që leku të fitonte sërish terren. Duke zbritur nën 90 lekë.

Në analizat e bëra prej bankës së Shqipërisë raportohet se monedha vendase do të vijojë të forcohet.

Në këtë mënyrë do të ndikojë dhe në frenimin e rritjes së çmimeve, sidomos sa i përket mallrave të importit.

Po ashtu një efekt pozitiv do të vijojë të japë edhe në uljen e nivelit të borxhit të jashtëm që ka vendi.

Sa i përket anës negative janë të ardhurat nga zhdoganimet apo dhe nga eksportet që krijojnë më pak të ardhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat