Tritan Shehu: Studentët e mjekësisë nuk duhet të thyhen përballë terrorit të regjimit

Shqipëria

Tritan Shehu: Studentët e mjekësisë nuk duhet të thyhen përballë terrorit të regjimit

Më: 15 shtator 2024 Në ora: 14:04
Foto ilustrim

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu përmes një postimi në rrjetet sociale është shprehur se studentet e mjekësisë nuk duhet të thyhen përballë terrorit të rregjimit.

Postimi:

Studentet e mjekesise nuk duhet te thyhen perballe terrorit te rregjimit!
Neser Kuvendi fillon diskutimin ne Komision, per tentativen e dyte te Qeverise per „pune te detyruar“ te te sapo diplomuarve ne Mjekesi.

Tentativa e pare per 5 vite grabitje te diplomes deshtoi per shkak te rezistences se forte qe bene ata, prej nje mbeshtetjes se opinionit publik, medias, opozites etj.

Tashme ky rregjim ka risjelle bujkroberine e mjekeve te rinj, jo per 5 vite, por per 3!
Nderkaq ka shume fishuar edhe metodat rrepresive mbi studentet!

Dje ishte parashikuar, me kerkesen e studenteve, seance ndegjimore e tyre.
Sot njoftohemi se ai grup, qe do te mbronte te drejat e tyre nuk do te mund te vije, sepse “jane te zene me provimet e kesaj periudhe”!

Terheqje prej terrorit te rregjimit ky, kur situata eshte e njejte edhe me 3 vite, sepse:
--Rrembimi i diplomes eshte rrembim.
--Mbajtja peng e diplomes eshte mbajtje peng e saj.

--Vjedhja e diplomes si prone e atyre, eshte vjedhje.
--Pengimi i Universitetit, qe eshte i detyruar te jua dorezoj diplomen studenteve me te mbaruar studimet, eshte shkelje e autonomise se tij.

--Mos lejimi i Urdherit te Mjekeve te pajise te diplomuarit me dokumentat qe u takojne, eshte keq perdorim i atij institucioni.
--Detyrimi i te sapo diplomuarve per te punuar jashte deshires e vullnetit te tyre eshte shkelje e te drejtave kushtetuese e lirive te nje riu e profesionisti.

--Bllokimi per tu specializuar jashte vendit per tre vite, kur keto mundesi u krijohen, demton rende pasionin e tyre per zhvillim, specializime e nivelit te larte etj.

--Kjo eshte e kunderta e asaj qe duhet, te sapo diplomuarit duhen stimuluar per tu specializuar aty ku eshte me mire ne rruzull e me tej tu krijohen kushte per tu rikthyer me nivele te larta profesionale.

--Kjo peng marje diplomash e bujkroberi per mjeket e rinj, vecse demton rende dhe cilesine e sherbimit mjekesor.
--Ky eshte nje diskriminim selektiv per mjeket e rinj, sepse ma sa te tilla nuk egzistojne per profesionet e tjera.

Ne keto kushte duhet te jene se pari ata studente, qe te vene mbi te gjitha te drejtat, lirite e tyre, aspiratat e medha per profesionalizem te niveleve europiane.

Duke u perballuar me kete rregjim sic kane bere moshataret e tyre ne vitet 90-te.
Sic bejne kudo ne bote studentet kur u shkelen keto elemente, qe jane me te cmuarat per ata.

Ne do te jemi gjithemone krah tyre, ne mbshtetje te tyre, kudo ku ata te jene, edhe perseri ne Gjykaten Kushtetuese!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat