Dosja e Berishës/ SPAK: Jamarbër dhe Argita Malltezi blenë toka dhe ia shitën Fazlliç me çmim më të lartë

Shqipëria

Dosja e Berishës/ SPAK: Jamarbër dhe Argita Malltezi blenë toka dhe ia shitën Fazlliç me çmim më të lartë

Më: 15 shtator 2024 Në ora: 16:42
Dosja e Berishës/ SPAK: Jamarbër dhe Argita Malltezi blenë toka dhe ia shitën Fazlliç me çmim më të lartë

Të tjera detaje janë zbuluar nga dosja e SPAK për Sali Berishën dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Sipas SPAK, Jamarbër Malltezi dhe Argita Malltezi kanë blerë toka dhe ia kanë shitur Damir Fazlliç me çmim më të lartë.

“Personi i ngarkuar nga Damir Fazllic për marrëdhënie të ndryshme në Shqipëri ka qenë Flutura Kola, e cila evidentohet nga këto transaksione, pra blerjet dhe më pas shitjet e kryera. Është për t’u theksuar fakti se në akte përshkruhet se pagesat bëhen dorazi.

Argita Malltezi evidentohet se ka nënshkruar kontratat e shitjes në drejtim të blerësit Damir Fazllic bashkë me bashkëshortin e saj, megjithëse nuk i deklaron në IDLKPKI këto transaksione”, thuhet ndër të tjera në dosjen e SPAK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat