Manastirliu: Investimet në arsim, si asnjëherë si më parë

Shqipëria

Manastirliu: Investimet në arsim, si asnjëherë si më parë

Më: 15 shtator 2024 Në ora: 21:34
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministria e Arsimit dhe Sportit me fillimin e vitit të ti shkollor ka bërë investime të rëndësishme në infrastrukturën arsimore.

Vetë Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në Facebook tha se në ditën e parë të vitit shkollor, janë hapur 25 shkolla të reja.

“Investime si asnjëherë më parë në arsim ku javën e parë të vitit të ri shkollor hapën dyert 25 shkolla të reja.

Shkollat e reja kanë të gjitha kushtet për mësimdhënie me klasa moderne , laboratorë, biblioteka, terrene sportive dhe palestra, deri te hapësirat e gjelbra, që u ofrojnë nxënësve tanë mundësi për të mësuar, për të zhvilluar aftësitë digjitale dhe për të eksploruar pasionet e tyre për sportin dhe natyrën”, shkruan Manastirliu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat