“Ç’ke ti se…”/ Ish-drejtori i “Partizanit” tregon prapaskenat e privatizimit të klubit: Berisha më hoqi, nuk pranova të korruptohem

Shqipëria

“Ç’ke ti se…”/ Ish-drejtori i “Partizanit” tregon prapaskenat e privatizimit të klubit: Berisha më hoqi, nuk pranova të korruptohem

Më: 16 shtator 2024 Në ora: 22:53
Isa Tare

Isa Tare, ish-drejtor i klubit Partizani ka treguar në “Zona Zero” në Top News prapaskenat e privatizimit të klubit.

Ai ka rrëfyer ndër të tjera se Sali Berisha e ka shkarkuar nga drejtimi i klubit, pasi nuk pranoi që të korruptohej për privatizimin e tij.

“Kam qenë sportist dhe drejtor i Klubit Partizanit  nga 1958 deri në 2005. Nëpërmjet privatizimit që bëri Sali Berisha, duke më hequr dhe mua nga klubi se isha pengesë e madhe, nuk e kam miratuar privatizimin, për arsye se dola kundër, më hoqën nga klubi Partizani.

Pyetjes se a kanë tentuar ta korruptojnë, ai tha: Ishte një person që ishte i interesuar për klubin dhe më takonte vazhdimisht dhe më thoshte ‘ç’ke ti të japim ndonjë pjesë’, por unë nuk pranova fare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat