Mandati i Xhaçkës/ Hitaj: PS është duke i bërë rezistencë vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Shqipëria

Mandati i Xhaçkës/ Hitaj: PS është duke i bërë rezistencë vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Më: 16 shtator 2024 Në ora: 23:24
Arber Hitaj

Mandati i Xhaçkës/ Hitaj: PS është duke i bërë rezistencë vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Arbër Hitaj gazetar tha se ka një rezistencë për vendimet e Gjykatës Kushtetuese nga PS-ja në raport me mandatin e Xhaçkës.

Hitaj: Dua ta ndaj në dy aspekte diskutimin. Është ai ligjor që nisem nga kryetarja e gjykatës kushtetuese e cila në të paktat raste ka pasur deklarata periodike, dhe e kam tjetër aspekt vlerësimin. ajo tha për Xhaçkën se duhet t’i bindet Kuvendi dhe nuk duhet të diskutojë vendimet e Kushtetuese

Ka një rezistencë ndaj kushtetueses në rastin konkret. Nuk besoj se shqetësim i PS-së është Xhaçka sepse kuvendi do të shkrihet pas 8 muajsh sepse janë zgjedhjet dhe përfundon legjislatura, por është ajo që vjen më pas me çështje të tjera. Prandaj ka një rezistencë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat