Konkurs për ndërtimin e godinave të reja për administratën/ Rama: T’i përgjigjemi ambicies dhe vizionit tonë “Shqipëria 2030”

Shqipëria

Konkurs për ndërtimin e godinave të reja për administratën/ Rama: T’i përgjigjemi ambicies dhe vizionit tonë “Shqipëria 2030”

Më: 17 shtator 2024 Në ora: 09:44
Edi Rama

Në Shqipëri, po mbahet konkursi ndërkombëtar për zhvillimin e dy projekteve të para të Korporatës Shqiptare të Investimeve.

Në garë janë 10 studio prestigjioze, të cilat do të paraqesin përpara jurisë ndërkombëtare projekt-idetë për 4 zhvillime të reja, të cilat do t’i hapin rrugë një qasje të re për ndërtimin e zyrave dhe krijimin e hapësira të reja të shërbimeve bashkëkohore për administratën publike.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në fjalën e tij u shpreh se këto janë zhvillime, të cilat i përgjigjen nevojave dhe vizionit të “Shqipërisë 2030”.

“Janë dhjetë finalistë të ndarë në dy grupe, pesë për çdo grup, që do prezantojnë projekt idetë e tyre për katër zhvillime të rëndësishme, të cilët janë katër zhvillime që I hapin rrugë një zhvillimi dhe një qasje të re dhe një rol të ri të qasjes së shteti për pronën publike. Institucionet publike paguajnë disa miliona euro qira për të ushtruar aktivitetin e tyre, që janë larg së qeni të denja për ambicien tonë Shqipëria 2030, janë larg së qeni të denja për shërbimin  dhe kushte në të cilat duhet të punojnë shërbëtorët e shtetit”, tha ai.

Ai shtoi se arkitektët janë thirrur para jurisë ndërkombëtare për të shpalosur idetë e tyre.

“Arkitektët janë thirrur të na ofrojnë idetë dhe projektet e tyre për të na dhënë mundësinë që të ndërtojmë një kompleks të madh qeveritar, i cili do të akomodojë një numër të konsiderueshëm institucionesh”, tha Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat