Mandati i Xhaçkës, debat në Konferencën e Kryetarëve! Bardhi-Spiropalit: E hodhët në erë vendimin e Gjykatës Kushtetuese!

Shqipëria

Mandati i Xhaçkës, debat në Konferencën e Kryetarëve! Bardhi-Spiropalit: E hodhët në erë vendimin e Gjykatës Kushtetuese!

Më: 17 shtator 2024 Në ora: 09:59
Foto ilustrim

Me debate ka nisur mbledhja e Konferencës së kryetarëve dhe shkak është bërë mandati i deputetes Olta Xhaçka.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së i është drejtuar kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali duke i thënë se kanë hedhur në erë vendimin e Gjykatës Kushtetuese me votimin e bërë në Parlament, seancën e kaluar.

Ndër të tjera, ai u shpreh se me opinionin që pritet të merret nga Komisioni i Venecias, synohet shpëtimi i mandatit të Xhaçkës, me procedurë.

“Zonja Kryetare, ju personalisht kishit vendosur te injoronit vendimet e Gjykates Kushtetuese. Ju jeni kryetarja e dyte qe keni vendosur te hidhni ne ere Gjykaten Kushtetuese, duke minuar ne kete menyre edhe bashkëjetesën me opoziten. Ne i jemi referuar kushtetutes dhe drejtesise per ceshtjen e mandatit te Olta Xhaçkes. Ju na e keni mohuar kete te drejtë dhe keni grisur vendiemt e Gjykates Kushtetuese. Venecia eshte organ keshillimor dhe ju e dini shume mire se ai nuk ka efekt detyrimor. Kjo sjellje e juaj rrezon gjith poropaganden tuaj se gjasme jeni konstruktiv dhe jeni te hapur.

Kjo eshte propagande pasi veprimet e juaja po na pamundesojne detyren. Nuk ka ndodhur kurre qe kuvendi te mos zbatoj nje vendim te Gjykates Kushtetuese. Gjykata ju kerkoj qe ta miratonit me shpejtesi pasi nuk ka kohe ne dispozicion. Praktika juaj gjasme po pyesim Venecian, synon te shpetoje mandatin me procedure. Ketu nuk ka te beje me Individin pasi per ne iken nje Xhacke dhe vjen nje tjeter, kutu ka te beje me parimet kushtetuese”, tha Bardhi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat