Ish-shefit të operacionales iu sekuestruan nga SPAK 5 apartamente, firma “Arlis Konstruksion” kërkon rimarrjen e pronave të Oltion Bistrit

Shqipëria

Ish-shefit të operacionales iu sekuestruan nga SPAK 5 apartamente, firma “Arlis Konstruksion” kërkon rimarrjen e pronave të Oltion Bistrit

Më: 17 shtator 2024 Në ora: 16:39
Oltion Bistri

Shoqëria “Arlis Konstruksion”, përmes mbrojtësit ligjor ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme rimarrjen e pronave të sekuestruara në kuadër të hetimeve që po kryhen nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion për ish shefin e operacionales, Oltion Bistri.

Bëhet fjalë për 5 apartamente në total, pasuri për të cilat avokati thotë se janë sekuestruar gabimisht dhe se kontrata e blerjes me Bistrin ka qenë prishur përpara se ky i fundit të vihej në pranga për llogari të SPAK.

Sipas shoqërisë “Arlis”, ish shefi i operacionales kishte porositur 5 apartamente në ndërtim, madje bëri edhe pagesën për to, por pas disa kohësh kërkoi prishjen e kontratës, pretendon avokati.

Pasuritë u sekuestruan nga struktura e posaçme, përgjatë procedurës hetimore, ku rezultoi se pronat ishin pjesë e pasurisë se Bistrit.

Këtij të fundit iu sekuestruan apartamente dhe dyqane me vlere totale rreth 3.1 milionë euro, për llogari të hetimeve që po kryhen për dosjen “Metamorfoza”.

Seanca në Gjykatën e Posaçme për këtë çështje u shty në datë 1 tetor në orën 12.00, pas kërkesës së përfaqësuesve të kompanisë për t’u njohur me aktet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat