Avokati Romeo Kara, duke komentuar dosjen e SPAK për privatizimin e Partizanit, tha se Sali Berisha është ‘koka’ e korrupsionit në Shqipëri. Në intervistën për “Edicionin qendror”, ai u shpreh se”
“Një nga kokat e mëdha të korrupsionit është Berisha, e them si qytetar dhe jo si avokat. Për herë të parë për kënaqësinë e një populli shumë të vuajtur, për rilindjen e një shprese, që në hapin e parë të drejtësisë, koka e parë e korrupsionit, po përballet me drejtësinë. Nuk ka asnjë lloj shpëtimi”,
Duke u ndalur te akuza e ndryshimit të ligjit për pronat, i propozuar nga qeveria e asaj kohe qëllimisht për të përfituar dhëndri i tij, ai tha:
“Këtë se di kush jurist kush e thotë por ka ndodhur edhe me CEZ, pasi bënë kontratën me një dëm të paimagjinueshëm, që në hapin e parë 150 milionë euro dëm, e çojnë pak para zgjedhjeve në parlament për ta miratuar. Ku kemi ne ligj që kur marrin pjesë dy tre veta, nuk marrin përgjegjësi. Kemi të bëjmë me krim të organizuar. Ky ka kriminalizuar familjen dhe jo më partinë e tij, siç janë këta persona që kanë votuar ligje të paligjshme dhe klienteliste, këta persona për mua duhen vënë përpara ligjit. Do të ishte më e thjeshta se kush janë këta që kanë firmosur, psh të 65 ata që kanë firmosur kanë para drejtësisë. Kaq shqiptarë që kanë vuajtur dhe janë mbytur duke kaluar Adriatikun, ia vlen që këta 65 që kanë vajtur pedelë dhe kanë firmosur cfarë thotë ai vetëm për të rreguuar menderen e tyre, duhet të përgjigjen para ligjit. Këta nuk fshihen dot pas gishtit dhe minarja nuk futet në thes. Kush është shkaktari, të gjithë para ligjit. Këta mendojnë se do ta kalojnë me këshilla bashkiake, parlament. Edhe këtu është pyetur një deputet i PR, s’e ka bërë ky medemek, që tregon se nuk e di mirë se si filloi, pikërisht ky është personi që ka kryetarin e partisë së tij ministër mbrojtje, dhe del që Saliu e ka dëgjuar aleatin republikan dhe ndryshon ligjin.“, tha ai.