Gazetari dhe studiuesi, Erald Kapri i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se Prokuroria e ka ngritur stekën shumë lartë në hetimin për Berishën.
Kapri: Tek pjesa legale e cila është shumë e komplikuar, duket që Prokuroria në mendimin tim e ka ngritur stekën shumë lartë.
Duket si një Prokurori nordike.
Këtu Prokuroria po synon të vërtetojë në gjykatë se si një njeri i pushtetshëm ose me pushtet e ka përdorur pushtetin për të mirat e familjes së vet.
Madje edhe përmes vendimeve kolektive, pra ky është një precedent i rrallë në Shqipëri sepse me vendime kolektive ne dimë që është bërë nami në Shqipëri.
Janë dhënë prona, janë dhënë ligje speciale, koncesione pafund.
Pra me këtë që po i bëjnë Berishës, nesër nuk ka asnjë të paprekshëm.
Mesa kuptoj nga dosja, do ketë edhe elementë të tjerë që ne nuk i dimë.