Ditën e Mërkurë vendi ynë do të këtë mot të paqëndrueshëm, me reshje shiu të cilat nisin që në mesnatë në pjesën më të madhe të vendit, parashikon Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
Sipas SHMU, në orët e para të mëngjesit reshjet do të jenë në formën e rrebesheve të shpejta dhe stuhive afatshkurta në të gjithë territorin, ndërsa gradualisht do të ulin intensitetin por do të vijojnë të jenë të herëpasherëshme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar deri në orët e pasdites.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi 1-8m/s, ndërsa në lugina, male dhe bregdet hera-herës arrin shpejtësi 8-14m/s, shoqëruar me dallgëzim të forcës 2-3ballë.
Mjegull/Mjegullinë dhe reduktim shikimi në zonat e ulëta dhe zonat luginore në orët e para të mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut.
Temperaturat parashikohen me rritje të lehtë në orët e mëngjesit ku vlerat minimale do të jenë jo më të ulëta se 10 °C(kjo për zonat malore), si dhe pa luhatje të ndjeshme në vlerat e mesditës ku temperaturat maksimale nuk pritet ti kalojë 27°C(kryesisht bregdeti dhe zonat e ulëta).