“Rreth të 50-tave…”/ Tentoi të rrëmbente të miturën në Tiranë, zbardhen detaje të reja nga gruaja

Shqipëria

“Rreth të 50-tave…”/ Tentoi të rrëmbente të miturën në Tiranë, zbardhen detaje të reja nga gruaja

Më: 18 shtator 2024 Në ora: 08:29
Gazetari Besar Bajraktaraj

Pasditen e së dielës, nëpër media qarkulluan pamjet teksa një grua tentoi të rrëmbejë një fëmijë 2-vjeçar në një supermarket në Tiranë.

Gazetari Besar Bajraktaraj tha këtë të martë gjatë një programi televiziv se vetëm gjatë ditës së djeshme është bërë i mundur identifikimi i gruas. Bëhet fjalë për një grua rreth të 50-ave dhe që dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor.

“Pasditen e djeshme është bërë identifikimi i gruas. Policia nuk e bën të ditur emrin e saj pasi nuk është shoqëruar. Është një grua e cila është rreth të 50-ave, dyshohet me probleme pasi nga vetë komunikimet që ka mbajtur me stafin, nga ato që ata kanë deklaruar se kanë komunikuar me zonjën u ka dhënë përshtypjen se është me probleme mendore”, tha gazetari.

Ndërkohë Bajraktaraj sqaroi se në videon e publikuar, gruaja tjetër që është e veshur me të zeza është mamaja e vajzës së vogël. Një nga pikëpyetjet e policisë është fakti se pse ajo nuk reagon. Pasi gruaja i ka marrë fëmijën, ajo ka dalë jashtë dhe më pas janë kthyer të treja në supermarket.

Në fillim nuk është bërë denoncim nga ajo. Ka qenë babai i vajzës që më vonë e ka kallëzuar rastin në polici.

“Nëna ka deklaruar që ajo është shfaqur me fjalë përkëdhelëse dhe është larguar menjëherë duke i marrë fëmijën dhe më pas është kthyer. Ajo ka deklaruar se dukej si një person që kishte probleme”, tha Bajraktaraj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat