Plagoset me armë zjarri 36-vjeçari shqiptar në Athinë, autorët në kërkim

Shqipëria

Plagoset me armë zjarri 36-vjeçari shqiptar në Athinë, autorët në kërkim

Më: 18 shtator 2024 Në ora: 12:37
Foto ilustrim

Një 36-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur pak më parë në Athinë.

Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve “Kerameikou” dhe “Iasonos” në lagjen “Kerameiko” të Athinës. Shqiptari mësohet se është plagosur në këmbë dhe është transportuar në spitalin “Genimatas” të Athinës. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka gjetur 6 gëzhoja armë zjarri.

Nga hetimet paraprake dyshohet se autorë të ngjarjes mund të jenë 3 persona. Aktualisht po vijon mbledhja e dëshmive dhe materialeve nga kamera të mundshme sigurie në vendngjarje.

Detaje të reja pritet të zbardhen në orët në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat