Ish-deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani është ndarë nga jeta në moshën 44-vjeçare. Ish-deputeti pësoi arrest kardiak.
Policia ka bërë një reagim zyrtar, ndërsa nënvizohet se ish-deputeti i PD-së Gerti Bogdani është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, por ka ndërruar jetë. Nga veprimet e kryera paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policise:
Më datë 18.09.2024, rreth orës 11:30, në ambientet e një hoteli në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, është gjetur pa ndjenja shtetasi Gerti Bogdani, 45 vjeç. Ky shtetas është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, por ka ndërruar jetë.
Nga veprimet e kryera paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.