Siguria në shkolla, Janaqi: 240 oficerë të shpërndarë në të gjithë Shqipërinë! Nuk zëvendësojnë policët

Shqipëria

Siguria në shkolla, Janaqi: 240 oficerë të shpërndarë në të gjithë Shqipërinë! Nuk zëvendësojnë policët

Më: 18 shtator 2024 Në ora: 14:55
Gert Janaqi

Me nisjen e vitit të ri shkollor, janë shtuar numri i oficerëve të sigurisë në shkolla.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Gert Janaqi nga Ministria e Shkencave tha se 240 oficerë janë të shpërndarë në të gjithë Shqipërinë, ndërsa theksoi se ata nuk zëvendësojnë rolin e policit.

“Projekt mes ministrisë së Rnedit dhe Arsimit. Startoi si projekt pilot mes të rinjve në partneritet me Akademinë e Sigurisë. Marrin trajnim intensiv. Nuk zëvendësojnë rolin e policit. Shërben për të krijuar një frymë mes strukturës së policisë dhe stafit. Na japin një pasqyrë të plotë për ecurinë e trajtimit apo referimit të rasteve.

240 është numri aktual të shpërndarë në 240 shkolla në të gjithë Shqipërinë”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat