Një aksident i rënd është regjistruar në Shënkoll të Lezhës.
Një furgon që transportonte nxënës ka përplasur një fëmijë të moshës rreth 7 vjeç duke i shkaktuar dëmtime të mëdha në trup.
Burime nga spitali bëjnë me dije se 7-vjeçarja si pasojë e dëmtimeve është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Ndërsa ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.