Furgoni që transportonte nxënës përplas një 7-vjeçare në Lezhë, e mitura niset drejt Traumës

Shqipëria

Furgoni që transportonte nxënës përplas një 7-vjeçare në Lezhë, e mitura niset drejt Traumës

Më: 18 shtator 2024 Në ora: 17:00
Foto ilustrim

Një aksident i rënd është regjistruar në Shënkoll të Lezhës.

Një furgon që transportonte nxënës ka përplasur një fëmijë të moshës rreth 7 vjeç duke i shkaktuar dëmtime të mëdha në trup.

Burime nga spitali bëjnë me dije se 7-vjeçarja si pasojë e dëmtimeve është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Ndërsa ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat