Fati i studentëve të Wisdom, kolegji universitar u mbyll pas skandalit të diplomave, zv ministrja: Do të transferohen

Shqipëria

Fati i studentëve të Wisdom, kolegji universitar u mbyll pas skandalit të diplomave, zv ministrja: Do të transferohen

Më: 18 shtator 2024 Në ora: 18:21
Foto ilustrim

Në godinën e Kolegjit universitar jo publik Wisdom, ende janë të afishuara temat e studentët e vitit të shkuar akademik, ndërsa punonjësit e presin në heshtje skandalin e shitjes së diplomave false nga ky institucion arsimor…

Por teksa Ministria e Arsimit njoftoi nisjen e procedurë së mbylljes së këtij institucioni që në fund të korrikut, kolegji Wisdom ka përgatitur fletëpalosje për të tërhequr të rinjtë të regjistrohen në programe që sipas tyre janë të akredituara.

“Në këtë vit ne nuk kemi çertifikuar asnjë kuotë për kolegjin universitar Wisdom. Sigurisht kjo nuk ka ardhur nga hiçi. Ne kishim përpara vetes një raport. Disa nga gjetjet e patolerueshme, së pari është mospasja e regjistrave me standarte ligjore. Nuk mundesh të regjistrosh dhe diplomosh student pa pasur këto regjistra. Një shkelje tjetër e papranueshme, bëhet fjalë për një program studimi, janë shpërndarë diploma, por nuk rezulton fare si program studimi”, tha Ana Kapaj.

Mirëpo prej  2022 Ministria e arsimit bën me dije se ka nisur verifikimet e universiteteve në rang vendi për ligjshmërinë e veprimtarisë së tyre, dhe ka përkuar që në dhjetor të 2023 të jetë fillimi i kontrolleve të universitetit privat Wisdom , ku janë konstatuar shkelje që kanë çuar në vendimmarrjen e grupit të punës për mbylljen e tij, njoftim që ju është dërguar sipas zv ministres Ana Kapaj në fund të korrikut. Por cili do të jetë fati i dhjetëra studentëve aktive në këtë Universitet?

“Mbyllja e një institucioni të arsimit të lartë bëhet me vendim të Këshillit të Ministrave. Ne kemi iniciuar kërkesën. Normalisht për vitin e parë nuk ka asnjë student të regjistruar, por për të gjithë studentët që janë në vijimësi me daljen e vendimit për mbylljen e këtij institucioni, me kërkesat e tyre për t’u regjistruar në degë ose profilet që duan, do të bëhet transferimi i duhur”, u shpreh ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat