Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e të mërkurës në Shqipëri, saktësisht në aksin Plepa-Shkozet, ku për pasojë një person ka humbur jetën.
Mediat në Shqipëri kanë raportuar se një veturë ka përplasur një motoçikletë.
Ndërsa viktima raportohet të jetë drejtuesi i motoçikletës, një burrë rreth moshës 60-vjeçare.
Sipas pamjeve të publikuara, në vendin e ngjarjes shihet se ka arritur ambulanca, e po ashtu Policia të cilët kanë nisur hetimet lidhur me këtë rast.