Ervis Çela nga lëvizja Shqipëria Bëhet i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora Neës u shpreh se për Kodin Zgjedhor është paraqitur një kërkesë në gjykatën Kushtetuese për shkelje të Kushtetutës.
Çela: Ne kemi paraqitur kërkesë në gjykatë Kushtetuese sigurisht për shkelje të Kushtetutës.
Është shkelur Kushtetuta që në fillimin e gjësë.
U ngrit një komision i Reformës Zgjedhore i cili në fakt vetëm Reformë Zgjedhore nuk u prodhua.
I gjithë ky komision i Reformës Zgjedhore nuk bëri asnjë Reformë Zgjedhore, ndërhyri dhe zbatoi një vendim të gjykatës Kushtetuese dhe futi duart me këtë shkak tek një pjesë e rëndësishme që ata donin të realizonin që është pikërisht pjesa e listës së hapur, apo të mbyllur apo të fiksuar me 1/3.
Praktikisht nuk ka listë të hapur.