Kodi Zgjedhor në Kushtetuese, Soko: Nga listat e hapura kanë frikë ata që nuk kanë vota

Shqipëria

Kodi Zgjedhor në Kushtetuese, Soko: Nga listat e hapura kanë frikë ata që nuk kanë vota

Më: 18 shtator 2024 Në ora: 23:49
Pano Soko

Pano Soko nga Nisma Thurje i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se nga listat e hapura kanë frikë të gjithë ata që nuk kanë vota.

Soko: Përfaqësimi i popullit në Parlament bëhet me individ.

Ti voton deputetin tënd që preferon.

Kjo e drejtë iu është marrë përsëri qytetarëve dhe iu është kthyer përsëri kryetarëve të partisë.

Një të drejtë që Kushtetuta thoshte pra që thoshte partitë mund të vendosin për të mbyllur një pjesë të listës po jo më shumë se 1/3, por këta e kthyen në detyrim kushtetues.

Por jo vetëm kaq por këta përcaktuan edhe vendin që do të kishte lista e mbyllur.

Kush ka frikë nga listat e hapura?

Të gjithë ata që nuk kanë vota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat