Ndryshon shpejtësia në Kod Rrugor, por jo tabelat: Nuk kemi autostrada!

Shqipëria

Ndryshon shpejtësia në Kod Rrugor, por jo tabelat: Nuk kemi autostrada!

Më: 18 shtator 2024 Në ora: 23:51
Ilustrim

Në Mars 2023 janë bërë ndryshime në Kodin Rrugor për shpejtësinë në autostrada, që shkon nga 110 në 130 km/h.

Sipas ekspertëve, tre janë autostradat që i kap ky ndryshim: Tiranë-Elbasan, Rruga e Kombit dhe Fier-Vlorë.

Në një monitorim me kamera shohim që në tabelat rrugore nuk janë reflektuar ndryshimet.

Eksperti rrugor Gëzim Hoxha shprehet se ligji dhe sinjalistika nuk janë në përputhje.

“Duke pasur parasysh transporti është jetë, lëvizje, pra njerëzit dhe mallrat duhet të lëvizin shpejt, parlamenti ka bërë një ndryshim në ligj dhe ky ligj pasqyrohet, bën rreth një vit që ka dalë në Fletoren Zyrtare dhe pasqyron më së miri që thotë shpejtësia e lëvizjes në autostrada është 130 kilometra në orë.

Por çfarë ndodh? Këtu ka një keqkuptim sepse në ligj thuhet 130, sinjalistika është 110. Dikush edhe 90. Pasi ne kemi sinjalistikë të çorientuar.

Kjo bën që qytetari të vihet përballë punonjësit të policisë. Punonjësi i policisë ka të drejtë sepse lexon vetëm sinjalistikën sepse shpejtësia në qytet, shpejtësia rregullohet me sinjalistikë.

Kjo duhet riparuar sepse qytetarët nuk kanë asnjë lloj borxhi dhe i janë bindur të gjithë rregullave të caktuara”, tha eksperti.

Kunati i Gert Bogdanit tregon historinë prekëse: 12 vite më parë, mjekët më thanë i ke ditët e numëruara…

Për këtë problem “Stop” iu drejtua Autoritetit Rrugor Shqiptar. Në përgjigjen zyrtare, autoriteti thotë se në vendin tonë nuk ka asnjë rrugë për momentin që të plotësojë kriterin e autostradës, ndaj dhe nuk janë ndryshuar tabelat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat