Vranësira dhe ktjellime, si priten të jenë temperaturat

Shqipëria

Vranësira dhe ktjellime, si priten të jenë temperaturat

Më: 19 shtator 2024 Në ora: 07:32
Foto ilustrim

Ditën e sotme, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme, për shkak të aktivitetit të një qendre ciklonare pozicionuar mbi rajonin e Ballkanit.

Parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura, si dhe intervale të herëpashershme me kthjellime (diell) me këto të fundit më tepër në pjesën e dytë të ditës.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe kryesisht intensitet të ulët.

Megjithatë, në periudha afatshkurtra reshjet lokalisht në formën e shtrëngatave, shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe intensitet deri dhe mesatar.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje dhe shpejtësi mesatare 1-6m/s, ndërsa në momentin e zhvillimit të vranësirave si dhe përgjatë vijës bregdetare dhe lugina ajo hera-herës fiton shpejtësi 8-12m/s.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 11 deri 20°C

në zonat e ulëta 15 deri 29°C

në zonat bregdetare 16 deri 27°C

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat