Skandalet dhe shkarkimet në radhët e uniformave blu/ Gazetarja zbulon çfarë fshihet pas reformimit të Policisë

Shqipëria

Skandalet dhe shkarkimet në radhët e uniformave blu/ Gazetarja zbulon çfarë fshihet pas reformimit të Policisë

Më: 19 shtator 2024 Në ora: 09:09
Ilustrim

Gazetarja Dorjana Bezat, e ftuar në emisionin “Top Story”, tregoi se çfarë fshihet pas reformimit të Policisë së Shtetit, pas skandaleve dhe shkarkimeve në radhët e uniformave blu.

Bezat thase me ligjin e ri do të ketë masa ndëshkimore ndaj policëve, në rast shkeljesh nga ana e këtyre të fundit.

Ndër të tjera gazetarja theksoi se përdorimi i aplikacionit “Sky ECC” ka shkaktuar tronditje në radhët e uniformave blu.

“Përdorimi i aplikacionit Sky ECC ka shkaktuar tronditje. Janë sjellë ndryshime esenciale në mënyrën se si emërohet Drejtor i Përgjithshëm që i jep mandatin 5 vjeçar. Sipas ligjit të ri drejtuesit e qarqeve duhet të dalin para Këshillit të emërtesës që do të zgjedhin drejtorin departamenteve dhe qarqeve.

Me ligjin e vjetër të policisë, kemi parë që ka pasur rokadë, por me ligjin e ri ata s’mund të rikandadojnë në të njëjtin vend pune. Ka masa ndëshkimore nëse policët kryejnë shkelje, dhe këto nuk mund të ankimohen. Kjo masë është për t’i frikësuar nga ana financiare që të mos kryejë shkelje, kemi një ndëshkim të ngjashëm me Kodin Penal.”, tha gazetarja Bezat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat