Tragjedia në Has/ Reagon policia dhe zbardh detajet tronditëse: Djali u fut në banesë për të shpëtuar nënën e tij, por…

Shqipëria

Tragjedia në Has/ Reagon policia dhe zbardh detajet tronditëse: Djali u fut në banesë për të shpëtuar nënën e tij, por…

Më: 19 shtator 2024 Në ora: 09:12
Ilustrim

Detaje dalin nga ngjarja tragjike në fshatin Nikoliq të Hasit ku nënë e bir kanë hunmbur jetën pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët.

Raportohet se djali Rexh Lushi është futur në banesë për të shpëtuar nënën e tij, Fatime Lushi, por nuk ka mundur t’ia dalë pasi ka mbetur i bllokuar brenda.

Ndërsa bashkëshortja e viktimës, shtetasja me iniciale A. L., ka mundur të dalë nga banesa.

Trupat e pajetë të nënë e bir janë nxjerrë nga banesa pas shuarjes së flakëve.

Zjarri ka rënë rreth orës 02:00, ndërsa po punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 02:00, në fshatin Nikoliq, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit R. L.

Si pasojë e zjarrit, kanë humbur jetën shtetasi R. L. dhe nëna e tij, shtetasja F. L., ndërsa bashkëshortja e shtetasit R. L., shtetasja A. L., ka mundur të dalë nga banesa.

Grupi hetimor, në drejtimin e prokurorit, po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat