“Gerti udhëton sot drejt Parajsës”, Boçi për vdekjen e ish-deputetit: Unë nuk e besoj ende! Ta mbajmë gjithmonë gjallë kujtimin e tij

Shqipëria

“Gerti udhëton sot drejt Parajsës”, Boçi për vdekjen e ish-deputetit: Unë nuk e besoj ende! Ta mbajmë gjithmonë gjallë kujtimin e tij

Më: 19 shtator 2024 Në ora: 10:45
Luçiano Boçi

Ish-deputeti Gerti Bogdani përcillet sot në banesën e fundit, ndërsa politkknaë, kolegë dhe miq të tij kanë shprehur ngushëllimet.

Mes tyre ishte edhe Luçiano Boçi.

Boçi: Ishte dëshmi se si duhet të jetë një politikan, shembulli se si një njeri duhet të ndërtojë karrierën e tij angazhimin dhe komunikimin politik, dhimbja jonë është shumë e madhe në ato raste që fjalët nuk përcjellin në thellësinë e saj.

Udhëton drejt Parajsës me bindjen e madhe që dinte dhe kishte ndërtuar parajsën e tij të vogël, familjen dhe shoqërinë e tij. Me zërin e tij të fortë. Unë nuk e besoj ende, ai do të mbetet në kujtimet tona, ndoshta kujtimet nuk do të mjaftojnë, Zoti duket se sot na fut në meditimin që pse Gerti duhej të ikte ka i ri në kulmin e karrierës së tij politike dhe familjare ta mbajmë gjithmonë gjallë kujtimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat