Vdekja e Gerti Bogdanit/ Linda Rama merr pjesë në homazhet në nderim të ish-deputetit

Shqipëria

Vdekja e Gerti Bogdanit/ Linda Rama merr pjesë në homazhet në nderim të ish-deputetit

Më: 19 shtator 2024 Në ora: 12:20
Linda Rama

Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama merr pjesë në homazhet në nderim të ish-deputetit.

Ish-deputeti i PD, Gerti Bogdani, i cili u largua në mënyrë të parakohshme nga jeta një ditë më parë pas një arresti kardiak do të përcillet sot në banesën e fundit.

Kuvendi i Shqipërisë ka hapur dyert për homazhet në nderim të ish-deputetit.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Gert Bogdani u nda nga jeta para kohe në moshën 44-vjeçare pas një arresti kardiak, ndërsa po zhvillonte një takim me disa miq të tij në një prej hoteleve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat