Gjykata e Apelit të Posaçëm ka rrëzuar ankimet për sekuestrot e dy shoqërive të grupit të dyshuar kriminal që drejtohej nga vëllezërit Çopja.
Apeli vendosi lënien në fuqi të sekuestrove të pronave të shtetasve: Arben Lamcja, Arjan Ormenaj, Klajdi Merkaj, Manjola Hysenaj, të shoqërisë “Elba Beton” dhe të shoqërisë “Hotel Domus”.
Pasuritë janë vënë në bllokim, pas një hetimi të kryer përmes bisedave në aplikacionin “Sky” që Arben Lamçja ka kryer me vëllezërit që jetonin në Dubai, Franc dhe Hajdar Bako, të cilët një pjesë të fitimeve nga aktiviteti i trafikut të drogës, i kanë investuar në Tiranë.