Aksident në aksin Krahës-Memaliaj, kamioni përplaset me makinën, katër të plagosur

Shqipëria

Aksident në aksin Krahës-Memaliaj, kamioni përplaset me makinën, katër të plagosur

Më: 19 shtator 2024 Në ora: 16:25
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur në Memaliaj, ku për pasojë janë plagosur katër persona.

Aksidenti ndodhi rreth orës 13:30, në aksin rrugor “Krahës-Memaliaj”, automjeti kamion me drejtues shtetasin Gj. N. është përplasur me automjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin polak K. K., 25 vjeç.

Si pasojë janë dëmtuar 4 pasagjerë të automjetit tip “Volkswagen”, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat