Kërkesa për të blerë banesa dhe rritja e kostove në ndërtimi kanë ndikuar në rritjen e cmimit të pasurive të patundshme.
Konstatimi vjen nga Banka Qendrore, e cila thotë se çmimi i pronave u rrit 8% këtë vit.
Numri i pronave të pashitura ka rënë këtë vit, për shkak të kërkesës për blerje nga qytetarë vendas e të huaj.
Deklarata vjen nga Banka e Shqipërisë, e cila shkruan se kërkesa për të blerë banesa ose njësi tregtare ishte e qëndrueshme, dhe ajo u reflektua edhe nga rritja e kredisë bankare.
Në raportin e stabilitetit financiar, thuhet se edhe cmimet u rritën në këtë periudhë me 8%, në krahasim me një vit më parë, ku rritja për Tiranën ishte edhe më e fortë.
Në shtrenjtimin e cmimit të banesave kanë ndikuar edhe kostot e rritura në ndërtim, kryesisht për shkak të rritjes në shpenzimet për paga dhe energji.
Ndërkohë në krahun e ofertës, numri i lejeve të ndërtimit ishte më i vogël se një vit më parë, por jo me rënie domethënës.
Agjentët në treg presin që një ecuri e tillë të vazhdojë edhe në muajt në vazhdim dhe mbeten optimistë në periudhë afatgjatë.