Bashkia e Tiranës vendos stola të rinj dhe riparon ato të dëmtuar në kryeqytet

Shqipëria

Bashkia e Tiranës vendos stola të rinj dhe riparon ato të dëmtuar në kryeqytet

Më: 19 shtator 2024 Në ora: 18:52
Foto nga vendi i ngjarjes

Bashkia e Tiranës ka nisur një fushatë të re për përmirësimin e infrastrukturës publike, duke vendosur stola të rinj dhe riparuar ato të dëmtuar në disa nga zonat e qytetit.

Kjo iniciativë synon krijimin e më shumë hapësirave të rehatshme për pushim dhe relaks, duke përmirësuar cilësinë e jetesës për qytetarët.

Ndër zonat që kanë përfituar nga ky projekt janë rrugët “Ibrahim Kodra” dhe “Ramazan Kasa,” ku tashmë janë vendosur stola të rinj.

Përveç lagjeve të qytetit, stola janë vendosur edhe pranë shkollave, me qëllim t’u ofrojnë nxënësve dhe prindërve një vend të përshtatshëm për të pritur ose pushuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat