AMP-ja njoftoi arrestimin e 22 punonjësve të Policisë, që dyshohen për vjedhje duke shpërdoruar detyrën.
Lidhur me këtë operacion ka reaguar edhe ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, i cili ka përshëndetur aksionin dhe shprehet se rritja e besimit të qytetarëve tek Policia e Shtetit, e cila vetë po kalon një proces ripërtëritje të trupës drejtuese, lidhet ngushtësisht me garantimin e integritetit të punonjësve të organizatës.
Reagimi i ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha:
Falë një hetimi profesional të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe Prokurorisë së Kukësit u vunë para përgjegjësisë ligjore 22 punonjës e ish-punonjës të Policisë Rrugore.
Rritja e besimit të qytetarëve tek Policia e Shtetit, e cila vetë po kalon një proces ripërtëritje të trupës drejtuese, lidhet ngushtësisht me garantimin e integritetit të punonjësve të organizatës.
Lufta kundër paligjshmërisë fitohet duke patur së pari, një trupë policore të aftë për t'ju përgjigjur sfidave të ndërtimit të #SHQIPËRISË2030, ndaj gjithë fokusi ynë do të jetë për ta intesifikuar këtë përpjekje.