Hoxha përshëndet arrestimin e 22 policëve hajdutë: Ripërtëritja lidhet ngushtësisht me garantimin e integritetit të Policisë

Shqipëria

Hoxha përshëndet arrestimin e 22 policëve hajdutë: Ripërtëritja lidhet ngushtësisht me garantimin e integritetit të Policisë

Më: 19 shtator 2024 Në ora: 20:01
Ervin Hoxha

AMP-ja njoftoi arrestimin e 22 punonjësve të Policisë, që dyshohen për vjedhje duke shpërdoruar detyrën.

Lidhur me këtë operacion ka reaguar edhe ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, i cili ka përshëndetur aksionin dhe shprehet se rritja e besimit të qytetarëve tek Policia e Shtetit, e cila vetë po kalon një proces ripërtëritje të trupës drejtuese, lidhet ngushtësisht me garantimin e integritetit të punonjësve të organizatës.

Reagimi i ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha:

Falë një hetimi profesional të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe Prokurorisë së Kukësit u vunë para përgjegjësisë ligjore 22 punonjës e ish-punonjës të Policisë Rrugore.

Rritja e besimit të qytetarëve tek Policia e Shtetit, e cila vetë po kalon një proces ripërtëritje të trupës drejtuese, lidhet ngushtësisht me garantimin e integritetit të punonjësve të organizatës.

Lufta kundër paligjshmërisë fitohet duke patur së pari, një trupë policore të aftë për t'ju përgjigjur sfidave të ndërtimit të #SHQIPËRISË2030, ndaj gjithë fokusi ynë do të jetë për ta intesifikuar këtë përpjekje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat