Mbi 10.4 mln kg mbetje u prodhuan në Shqipëri në 2023, mister shifra sa prodhoi KURUM

Shqipëria

Mbi 10.4 mln kg mbetje u prodhuan në Shqipëri në 2023, mister shifra sa prodhoi KURUM

Më: 19 shtator 2024 Në ora: 20:47
Foto nga vendi i ngjarjes

Emisioni Vetting ka trajtuar në emisionin e sotëm trafikun e mbetjeve të rrezikshme. Në emision është trajtuar skandali, ku dy anije janë nisur nga Porti i Durrësit në drejtim të Tajlandës, ndërsa u dha alarmi se ato kishin ngarkesa me mbetje të rrezikshme.

Autoritetet tajlandeze vendosën të kthejnë pas anijet, që nuk dihet nëse do të pranohen nga autoritetet shqiptare ose jo, ndërsa gjithccka mbetet një mister.

Por sa prodhon Kurum, që dyshohet se ka trafikuar mbetjet e rrezikshme?  Shifra nuk dihet, por emisioni Vetting ka arritur të sigurojë një dokument zyrtar, ku jepet shifra totale e mbetjeve që prodhohen.

Referuar dokumentin përgjatë vitit 2023, janë prodhuar 10437105 kg  ku përfshihen skorie e papërpunuar,  smerc nga mulliri, mbetje nga përpunimi i skorieve/Skorie e papërpunuar, mbetje të ngurta nga trajtimet e gazeve, që përmbajnë substanca të rrezikshme dhe mbetje nga industria e hekurit dhe celiku

Bazuar në Ligjin Nr. 10463, datë 22.09.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar, Vendimit Nr. 371, datë 11.6.2014 “Për miratimin e rregullave për dorëzimin e mbetjeve të rrezikshme dhe të dokumentit të dorëzimit të tyre”, Vendimit Nr. 229, datë 23.04.2014 “Për miratimin e rregullave për transferimin e mbetjeve jo të rrezikshme dhe të dokumentit të transferimit të mbetjeve jo të rrezikshme”, të ndryshuar, si dhe Urdhërit te ministrit me nr.135, datë 16.04.2015 për “Miratimin e e mënyrës së administrimit të formatit të Regjistrit të transfertave individuale dhe të Regjistrit Kombëtar të Transfertave si dhe mënyrën e administrimit të tyre”, Agjencia Kombëtare e Mjedisit ju bën me dije se,

Bazuar ne VKM Nr. 402, datë 30.6.2021 “Për miratimin e katalogut të mbetjeve” pika 3  Tipat e mbetjeve në katalog ne piken 10 jane specifikuar “Mbetje nga proceset termike”, ndersa ne kodin 10 02 – Mbetje nga industria e hekurit dhe e çelikut

10 02 Mbetje nga industria e hekurit dhe e çelikut

10 02 01 Mbetje nga përpunimi i skorieve

10 02 02 Skorie e papërpunuar

10 02 07 * Mbetje të ngurta nga trajtimet e gazeve, që përmbajnë substanca të rrezikshme

10 02 08 Mbetje të ngurta nga trajtimet e gazeve, të tjera nga ato të përmendura në 10 02 07

10 02 10 Smerc nga mulliri

10 02 11 * Mbetje nga trajtimet e ujërave ftohëse që përmbajnë naftë

10 02 12 Mbetje nga trajtimet e ujërave ftohëse, të tjera nga ato të përmendura në 10 02 11

10 02 13 * Llumra dhe shtresa filtri nga trajtimet e gazeve, që përmbajnë substanca të rrezikshme

10 02 14 Llumra dhe shtresa filtri nga trajtimet e gazeve, të tjera nga ato të përmendura në 10 02 13

10 02 15 Llumra dhe shtresa filtri të tjera

10 02 99 Mbetje të tjera të paspecifikuara

Sasia e mbetjeve qe jane deklaruar nga subjektet per vitin 2020-2023

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat