Pirdeni: Komiteti i Përbashkët Konsultativ BE-Shqipëri, rol kyç në përfshirjen e shoqërisë civile në proceset integruese

Shqipëria

Pirdeni: Komiteti i Përbashkët Konsultativ BE-Shqipëri, rol kyç në përfshirjen e shoqërisë civile në proceset integruese

Më: 19 shtator 2024 Në ora: 21:51
Adea Pirdeni

Pirdeni: Komiteti i Përbashkët Konsultativ BE-Shqipëri, rol kyç në përfshirjen e shoqërisë civile në proceset integruese

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni u shpreh sot se, ngritja e Komitetit të Përbashkët Konsultativ BE-Shqipëri, do të luajë një rol kyç në përfshirjen e shoqërisë civile në proceset integruese.

Ministrja Pirdeni ishte pjesë e delegacionit shqiptar sot në Bruksel, kryesuar nga Kryeministri Edi Rama ku u bisedua mbi ngritjen e Komitetit të Përbashkët Konsultativ BE-Shqipëri,

Pirdeni theksoi në një postim në rrjetet sociale se, ngritja e këtij Komiteti, teksa do të luajë një rol kyç në përfshirjen e shoqërisë civile në proceset integruese, konfirmon sërish se në rrugëtimin e negociatave, të gjithë aktorët shoqërorë kanë rol thelbësor për të përshpejtuar ritmet drejt Shqipërisë 2030 në Bashkimin Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat