Lamtumirë Gerti Bogdani: Ishte një vlerë e shtuar për PD-në dhe gjithë Shqipërinë!

Shqipëria

Lamtumirë Gerti Bogdani: Ishte një vlerë e shtuar për PD-në dhe gjithë Shqipërinë!

Më: 19 shtator 2024 Në ora: 21:59
Gert Bogdani

Gazetarë, miq dhe njohës të tij shprehën ngushëllimet dhe mendimet e tyre për Gert Bogdanin si qytetar dhe si politikan.

Xhelal Mziu foli për të si një bashkëpunëtor shumë të mirë dhe dikë që mund të mbështetesh nga ana politkike.

Xhelal Mziu: Dje dhe sot kanë qenë dy ditë të dhimbshme për shqiptarët që e kanë pasur mundësinë ta njohin nga afër Gertin. Kur dikush ndërron jetë bëhen shumë komplimente, por për të nuk do të kishin të sosur. Pavarësisht se ishte një djalë i ri, jo pak herë ka shkuar tek ai për eksperiencë. Ishte një person për tu marrë shembull dhe një vlerë e shtuar për PD-në dhe vendin.

Ndërsa për gazetarin Mentor Kikia tha se Gerti ishte një njeri me vlera të larta shoqërore.

Mentor Kikia: Nuk na mbetet gjë tjetër të bashkohemi me dhimbjen e familjarëve. Por me njerëzit publikë si Gerti është padyshim edhe dimensioni qytetar dhe publik sepse jemi një shoqëri me krizë vlerash dhe kemi nevojë për persona që spikasin për nivelin e tyre dhe Gerti i posedonte këto vlera.

Për gazetarin Isa Myzyraj familja e tij duhet të ndihet krenar që për të kishte vetëm përshtypje pozitive.

Isa Myzyraj: Unë nuk e njihja mirë Gertin, por në fakt njihja bashkëshorten e tij Edlira Çepanin dhe nga gjithë ajo që kam parë dje dhe sot, do të doja që kushdo të vdesë familja e tij të ndihet aq krenar për fëmijën e tyre, sepse çdo reagon ishte vetëm pozitiv.

Për Indrit Vokshin Dihet se ai ishte një baba dhe qytetar shembullor.

Indrit Vokshi: Kam ndarë kafe me Gertin dhe është shumë e vështirë për të gjetur fjalët e duhura për një rast të tillë. Dihet se ai ishte një baba dhe qytetar shembullor dhe është vështirë që të gjesh një koment negativ për të. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat