Piloti në Aeroportin e Podgoricës raportoi bombë brenda në aeroplan

Shqipëria

Piloti në Aeroportin e Podgoricës raportoi bombë brenda në aeroplan

Më: 19 shtator 2024 Në ora: 22:24
Foto ilustrim

Piloti i linjës ajrore polake “Lot” ka raportuar në policinë e Podgoricës se në aeroplan ka pasur bombë.

Aeroporti njoftoi zyrtarisht se pak para orës 17:00 të ditës së sotme, në aeroportin e Podgoricës filloi një inspektim i jashtëzakonshëm i avionit të linjës ajrore kombëtare polake “Lot Polish Airlines”.

Ata thanë se avioni ishte i izoluar dhe larg terminalit të pasagjerëve.

Sipas njoftimit, pasagjerët ishin të sigurt, dhe fluturimet në aeroport po zhvillohen pa probleme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat