Argita Malltezi, vajza e ish-Kryeministrit Sali Berisha, në studion e emisionit “Open” në News24, e konsideroi dosjen e SPAK për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, si një gënjeshtër të madhe.
Berisha dhe Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-Kryeministrit, janë marrë nën akuzë nga SPAK, pikërisht lidhur me komplesin Partizani.
Por Malltezi duke sqaruar procedurat , tha se në dosjen e SPAK gjenden gënjeshtra stratosferike.
“Familjet pronare kanë kërkuar kthimin e pronës që në 1994. Ligji i 1996 parashikonte deri në 5 mijë metra kthim pronash dhe u shteruan kërkesat pasi morën pronat te ish-ekspozita Shqipëria Sot, shtëpia e hungarezëve dhe ku i kishin. Në vitin 2004, Qeveria nano hoqi kufizimin dhe atëherë familjet pronare nisën kërkimin për kthimin e pronave”, tha Malltezi.
Ajo tha se nuk ka qenë Kryeministri Berisha që e ka nxjerrë ish-kompleksin Partizani nga plasi i përhapjes së pronave të Ministrisë së Mbrojtjes.