Analisti Fatos Lubonja dhe vajza e ish-Kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi, debatuan në emisionin “Open” në Neës24 lidhur me mënyrën se si u kthyen pronat dhe u privatizua ish-kompleksi Partizani.
Lubonja tha se ligji u miratua nga Qeveria Nano dhe më pas nga Qeveria Berisha. “Ligjet bashkërisht i bëtë. Sali Berisha erdhi në pushtet duke premtuar se do të zhbënte ligjet e Fatos Nanos, do të luftonte oligarkinë”, tha Lubonja.
Ai tha se sikur mos kishte ardhur Berisha në pushtet në 2005, atë “Partizanin” do e merrte ndonjë klient i PS-së.
“Problemi është në thelb se këto partitë tona dhe qeveritë tona kanë përfaqësuar interesat e këtyre të pasurve”, tha Lubonja.