Si do të funksionojë Kushtetuesja pas dorëheqjes së gjykatëses? E shpjegon Manjani

Shqipëria

Si do të funksionojë Kushtetuesja pas dorëheqjes së gjykatëses? E shpjegon Manjani

Më: 19 shtator 2024 Në ora: 23:20
Ylli Manjani

Dorëheqja e një prej anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese pasditen e kësaj të enjteje ka ngjallur diskutime sa i takon pasojave që mund të sjellë ky vendim.

I pyetur në emisionin Now me Erla Mëhillin nëse ky vendim sjell kolaps, jursti Ylli Manjani u shpreh se kjo gjë nuk ndodh.

Kjo për shkak se legjislacioni shqiptar ka përcaktuar se në raste të tilla, do duhet që anëtari/ja që jep dorëheqjen, të qëndrojë në detyrë deri në zëvendësimin e tij/saj me një anëtar të ri.

“Në bazë të ligjit jo. Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese qëndron në detyrë derisa të zëvendësohet. Pra nëse është frika nqs bëhet numri tek i 9 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, kjo frikë ligjërisht nuk ekziston. Dporëheqja nuk është pengesë që zonja të vazhdojë detyrën derisa të zëvendësohet, shkon si procedurë rreth 3 muaj. Nuk besoj se është problem ligjor. Edhe nëse do ishte vakum, ndodh që vedimmaarrja të ndahej 4 me 4, janë vetëm mundësi teorike. Për këtë rast ishte e zgjidhur,” –u shpreh Manjani.

Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska ka dhënë këtë të enjte dorëheqjen nga posti i saj.

Në periudhën 2007-2019, Toska ka qenë këshilltare ligjore në Gjykatën Kushtetuese, më pas në nëntor 2019, u emërua si anëtare e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat