Rama në Bruksel, Nesho ‘dush të ftohtë’ kryeministrit: Po pengon integrimin në BE, merret me retorika politike

Shqipëria

Rama në Bruksel, Nesho ‘dush të ftohtë’ kryeministrit: Po pengon integrimin në BE, merret me retorika politike

Më: 20 shtator 2024 Në ora: 09:10
Agim Nesho dhe Edi Rama

Përmes një interviste televizive, diplomati Agim Nesho tha se kur dalin dorëheqje në organe si gjykata Kushtetuese, mbetet me një numër kritik për marrjen e vendimeve dhe kërkohet një zëvendësim.

Nesho: Kur dalin dorëheqje në organe si gjykata Kushtetuese, mbetet me një numër kritik për marrjen e vendimeve dhe kërkohet një zëvendësim. E gjitha vjen nga roli që ka drejtësia dhe mënyra se si janë zgjedhur këta gjyqtar, në mënyrë që të mos ndodhin dorëheqje të tilla. Mendoj se kjo është një karakteristikë e procesit gjyqësor sot e cila nuk është e pavarur nga politika.

Ursula von der Leyen e ka për qëllim zhvillimin dhe zgjerimin e BE-së, kjo është vizioni i saj në kuadër të influencës ruse dhe kineze. Në planin e saj kur paraqiti qeverinë evropiane takimi për t’i dhënë rëndësi bëri një takim me vendet e Ballkanit Perëndimor. Takimi që ishte Rama me një NGO, pra një organ jo ekzekutiv ishte më tepër për të zhvilluar retorikën e tij politike.

Ky personazh ka 13 vite që po e pengon këtë proces në rrugën që ka marrë Shqipëria duke mos funksionuar shteti dhe drejtësia. Edhe BE-ja e thotë se vendet e Ballkanin nuk janë akoma të përgatitur për tu futur në BE, pasi kanë shumë probleme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat