Dashuria 5-vjeçare për priftin e ka çuar Pranverën, një gjyshe me një familje të konsoliduar drejt shkatërrimit dhe ndarjes përfundimtare me të afërmit dhe rrënimin e saj shpirtëror në të gjitha dimensionet.
Kjo histori e rrëfyer në “Fiks Fare” është një ngjarje krejt e pazakontë që në fillim duket si një histori dashurie por gjatë rrugës merr përmasa të tjera.
Gazetarja e njohur, Rudina Demneri, ishte e ftuar në studion e emisionit “Top Story”, ku foli pikërisht për këtë histori, e cila ka bërë shumë bujë në opinionin publik.
Ndër të tjera Demneri tha se prifti kërkonte SMS erotike.
“Në fillim e analizuam mos ishte diçka personale. Më tej u zhvillua biseda, vendosëm të bënim një ballafaqim për të parë reagimin e personit të akuzuar. Pamë një ballafaqim dhe ishim pak skeptik nëse kishte diçka mes tyre apo jo. Faktet për ne nuk ishin të mjaftueshme. Zonja tregonte se kishte 1 vit e gjysmë që të bashkëpunonte me institucionet fetare, gjë që i ishin mbyllur dyert.
Zonja kishte krijuar ëndrrat e saj dhe kishte vendosur të divorcohej. Ajo humbi familjen fëmijët dhe bashkëshortin e saj. Pse bashkëshorti i saj ndodhej aty? Kjo ishte pikëpyetja më e madhe.
Kanë pasur një marrëdhënie 5-vjeçare. Ai ka thënë që nuk donte ta vazhdonte më këtë histori. Në një moment tregon se bashkëshorti i ka kapur mesazhet.”, tha gazetarja.