Kundërshton dënimin me një vit burg, Salianji paraqitet në Gjykatën e Apelit i shoqëruar nga deputetët demokratë

Shqipëria

Kundërshton dënimin me një vit burg, Salianji paraqitet në Gjykatën e Apelit i shoqëruar nga deputetët demokratë

Më: 20 shtator 2024 Në ora: 11:05
Ervin Salianji

Deputeti Ervin Salianji është i pranishëm sot në Apel për seancën e radhës të dosjes “Babalja”, i shoqëruar edhe deputetë të tjerë demokratë.

Gjykata e Apelit është tërhiqet në dhomë këshillimi për t’u shprehur në lidhje me kërkesën e Fredi Alizotit, i pandehur në çështje, i cili ka hequr dorë nga ankimi. Alizoti ka paraqitur me herët kërkesë me shkrim ku tërhiqet nga ankimi me pretendimin se e ka kryer dënimin e dhënë nga Shkalla e Parë.

Në Apelin e Juridiksionit të Përgjithshëm, Salianji kundërshton dënimin me 1 vit burg, dhënë nga Gjykata e Tiranës në dhjetor 2019 për akuzën e “kallëzimit të rremë”, shkruan A2 CNN.

Ndonëse u dënua me burg, ai nuk shkoi ne qeli, pasi u hetua dhe gjykua pa mase sigurie. Vendimi i Shkallës së Parë për 100 orë punë në interes të publikut është ankimuar edhe nga i bashkëpandehuri në këtë çështje, gazetari Jetmir Olldashi.

Sipas Gjykatës së Tiranës,  Salianji dhe gazetari kanë inskenuar një audio-përgjim dhe akuza të rreme penale ndaj vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat