Një shtetase ka kallëzuar në Polici se fëmija i saj është dëmtuar në ambientet e një çerdhe në Durrës.
Sipas policisë, materialet janë referuar për vlerësim në Prokurori, teksa pas hetimeve nga vet policia ka rezultuar se fëmija ka qenë duke luajtur me fëmijët e tjerë dhe është dëmtuar lehtë.
Ndërkohë që materialet kanë kaluar në Prokurori, hetimet janë vijim thotë policia.
Njoftimi i policisë:
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ka kallëzuar shtetasja Xh. K., se fëmija i saj është dëmtuar në ambientet e çerdhes ku qëndron, nga pakujdesia e edukatores.
Nga verifikimet e kryera dyshohet se fëmija është dëmtuar lehtë gjatë kohës që ka qenë duke luajtur me fëmijët e tjerë, në ambientet e çerdhes.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.