Kallëzoi në polici se i është lënduar fëmija në çerdhe/ Policia: Nga verifikimet rezulton se është dëmtuar teksa…

Shqipëria

Kallëzoi në polici se i është lënduar fëmija në çerdhe/ Policia: Nga verifikimet rezulton se është dëmtuar teksa…

Më: 20 shtator 2024 Në ora: 13:22
Foto ilustrim

Një shtetase ka kallëzuar në Polici se fëmija i saj është dëmtuar në ambientet e  një çerdhe në Durrës.

Sipas policisë, materialet janë referuar për vlerësim në Prokurori, teksa pas hetimeve nga vet policia ka rezultuar se fëmija ka qenë duke luajtur me fëmijët e tjerë dhe është dëmtuar lehtë.

Ndërkohë që materialet kanë kaluar në Prokurori, hetimet janë vijim thotë policia.

Njoftimi i policisë:

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ka kallëzuar shtetasja Xh. K., se fëmija i saj është dëmtuar në ambientet e çerdhes ku qëndron, nga pakujdesia e edukatores.

Nga verifikimet e kryera dyshohet se fëmija është dëmtuar lehtë gjatë kohës që ka qenë duke luajtur me fëmijët e tjerë, në ambientet e çerdhes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat