Dosja për Vis Martinaj, gazetari zbulon detajet: Të përfshirë në ryshfete persona të sistemit të drejtësisë, janë…

Shqipëria

Dosja për Vis Martinaj, gazetari zbulon detajet: Të përfshirë në ryshfete persona të sistemit të drejtësisë, janë…

Më: 20 shtator 2024 Në ora: 16:47
Ervis Martinaj

Mesazhet e Sky Ecc kanë hapur dosjen e përplasjes me armë zjarri në ish-bllok në 4 tetor të 2018-ës, mes Ervis Martinajt dhe Ervin Matës ku mbeti i vrarë Fabjol Gaxha.

Nga bisedat ka rezultuar se janë dhënë miliona euro për të mos arrestuar Marvjol Bilon i cili ishte shpallur në kërkim. Para janë dhënë dhe për t’i ndryshuar masën e sigurisë Ervis Martinajt nga arrest me burg në detyrim paraqitje.

SPAK ka në dorë telefonat e përdorur nga Martinaj i cili ka pasur dy kode të aplikacionit Sky.

Në dy kodet e përdorura prej tij janë konstatuar një intensitet bisedash të zhvilluara me persona të tjerë në radhët e policisë, e deri në gjykatë e prokurori për të kualifikuar akuzat penale ndaj të pandehurve.

Gazetari Elton Qyno ka deklaruar për “Jetë Shqiptare” se janë identifikuar dy kodet e Ervis Martinajt në SKY gjatë periudhës kohore 2019-2020.

Sipas Qynon, me ardhjen e komunikacioneve Sky në SPAK kanë dalë të dhëna mbi rolin që kanë patur individë të caktuar, zyrtarë, prokurorë, gjyqtarë, avokat e deri punonjës policie, në manipulimet e provave dhe vepra penale që lidhen me korrupsionin.

“Është ngjarje e regjistruar në 2018. Në një nga lokalet më të njohura në ish-bllok një person mbeti i vrarë dhe dy të tjerë u plagosën.

Ngjarja u përmbyll në shkallën e parë, pritet të shqyrtohet në Apel. Por me ardhjen e komunikacioneve Sky në SPAK kanë dalë të dhëna mbi rolin që kanë patur individë të caktuar, zyrtarë, prokurorë, gjyqtarë, avokat e deri punonjës policie që kanë kryer manipulimet e provave dhe vepra penale që lidhen me korrupsionin. Janë identifikuar dy kodet e Ervis Martinajt të periudhës 2019-2020 , ndërkohë kemi dhe një nga kodet e Ervin Matës. Ekspertët nuk kanë qenë në gjendje të përcaktonin pozicionin real të viktimave dhe autorit”, u shpreh gazetari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat