‘Diplomat 10 mijë euro te Wisdom’, ish-Rektori: Pazaret janë bërë në Itali, Prokuroria ka nisur hetimet prej muajsh

Shqipëria

‘Diplomat 10 mijë euro te Wisdom’, ish-Rektori: Pazaret janë bërë në Itali, Prokuroria ka nisur hetimet prej muajsh

Më: 20 shtator 2024 Në ora: 19:10
Lush Përpali

Lush Përpali, ish-rektor i Wisdom, në rubrikën Opinion në News24, tha se nuk mund të pohonte nëse diplomat janë shitur 10 mijë euro apo jo, por theksoi se ndoshta mund të ishin edhe këto shifra.

Përpali tha se i takon Prokurorisë për të zbardhur këtë skandal. “Kemi bërë padi në Prokurori lidhur me këta certifikatat false. Pas kësaj në 1 korrik, kam dhënë deponimin tim në Prokurori dhe më vonë kam bërë edhe një padi tjetër kundër të dy pronarëve”, tha Përpali.

Ai u shpreh se Prokuroria nuk është vënë në lëvizje nga ajo çfarë ka dalë në Itali, pasi këtu ishte vënë në lëvizje më përpara.

Referuar pazareve, ish-Rektori i Wisdom shprehet se ato nuk janë bërë në Shqipëri, por në Itali.

“Unë nuk e di çfarë pazaresh janë bërë, por ato nuk janë bërë në Shqipëri.  Në zyrat e Wisdom nuk kemi parë hyrje-dalje, ndoshta janë bërë në Itali. Kam besim se Prokuroria do të bëjë hetimet dhe do të zbardhë atë që ka ndodhur”, tha Përpali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat